Sport

Premtimi i Guardiolës për rregullat e Fair Play Financiar: “Nëse më gënjejnë, do të largohem!” A do ta mbajë fjalën spanjoli?

Kështu ka thënë trajneri spanjol për parregullsitë e pretenduara të Cityt që tani e kërcënojnë ta përjashtojnë nga Premierliga.

6 Shkurt 2023, 17:57 Nga DOSJA

ANGLI - Është lajmi i ditës. Premier League akuzon Manchester Cityn për një sërë parregullsish në llogaritë e tij financiare. Periudha e studiuar nga liga angleze zgjat nga viti 2009 deri në vitin 2018, që përkon me ardhjen në krye të klubit të Sheikh Mansour nga Katari. Pep Guardiola foli majin e kaluar për procesin e hetimit, i cili ka qenë i hapur që nga viti 2018. “Nëse më gënjejnë, do të iki”, tha tekniku.

Ai ishte i bindur për pafajësinë e klubit të tij, për procesin financiar të të cilit pretendonte të merrte pjesë, ose të paktën të ishte në dijeni. “Kur ka dyshime ose njerëzit i akuzojnë për diçka, unë i afrohem dhe i pyes se për çfarë bëhet fjalë. Dhe pasi më shpjegojnë gjërat dhe i kuptoj, i besoj”,- shpjegoi më pas Guardiola.

Premtimi i Guardiolës për rregullat e Fair Play Financiar:

Për momentin, tekniku nuk është kthyer të prononcohet për këtë temë. Pak orë më parë, klubi publikoi një deklaratë zyrtare në të cilën pretendon se është “i befasuar nga kërkesa, sidomos duke pasur parasysh materialin e ofruar për Premier League”. Teksti vazhdoi duke parashikuar një rishikim të njëanshëm të akuzës dhe pretendimin e mundshëm "kjo do të thotë t'i japësh fund çështjes njëherë e përgjithmonë".

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll