Bota

"Paqe në tragjedi"/ Biseda telefonike e Mitsotakis me Erdoganin për tërmetin vdekjeprurës në Turqi

Gjatë komunikimit, kryeministri shprehu pikëllimin e tij për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe i përcolli Erdoganit mbështetjen dhe ngushëllimet e qeverisë dhe popullit grek për humbjen e jetëve njerëzore.

6 Shkurt 2023, 18:10 Nga k.m.
"Paqe në tragjedi"/ Biseda telefonike e Mitsotakis me Erdoganin
Kyriakos Mitsotakis dhe Erdogan

GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi. Gjatë komunikimit, kryeministri shprehu pikëllimin e tij për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe i përcolli Erdoganit mbështetjen dhe ngushëllimet e qeverisë dhe popullit grek për humbjen e jetëve njerëzore.

Sipas informacioneve telefonata është bërë në orën 17:00 dhe ka zgjatur rreth 10 minuta duke përfshirë edhe përkthimet, ku u bë me dije se Erdogan po përshkruante me detaje se çfarë ndodhi me fatkeqësitë e tërmetit dhe u shfaq i tronditur.

"Sapo fola me Presidentin Erdogan. Në emër të popullit grek, shpreha ngushëllimet e mia më të thella për humbjen shkatërruese të jetëve dhe ripërsërita gatishmërinë tonë për të ofruar të gjithë ndihmën e mëtejshme të nevojshme,"-shkruan Mistotakis. 

Kryeministri ritheksoi gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar menjëherë Turqinë në çdo mënyrë - dhe përtej ekipit që tashmë është nisur për në rajon - në trajtimin e pasojave të tërmetit shkatërrues. Erdogan falenderoi kryeministrin për mbështetjen dhe ndihmën e menjëhershme që shkoi nga Turqia.

kyriakos mitsotakis rexhep tajip erdogan termet ne turqi

Sondazh

Poll