Sport

Tërmeti në Turqi/ 'Zhduket' ndërkombëtari ganez Christian Atsu i Hatayspor, dyshohet të ketë mbetur poshtë rrënojave…

Golashënuesi ganez me klubin e tij Hatayspor këtë fundjavë, kërkohet nga shërbimet e urgjencës. Sakaq, mësohet se Eyup Türkaslan, portieri i Yeni Malatyaspor (klubi sot në kategorinë e dytë), është ende i bllokuar nën rrënoja.

6 Shkurt 2023, 16:30 Nga DOSJA

Tërmeti në Turqi/ 'Zhduket' ndërkombëtari ganez

TURQI - Ndërkombëtari ganez 63 herë, Christian Atsu, 31 vjeç, është një nga të zhdukurit pas dy tërmeteve të dhunshme (magnitudë 7.7 dhe 7.5) që goditën Sirinë dhe Turqinë juglindore të hënën në mëngjes. 

Një ditë më parë, anësori, sot te Hatayspor, kishte realizuar golin e fitores për skuadrën e tij ndaj Kasimpasa (1-0) në një goditje dënimi të shënuar në minutën e fundit të ndeshjes. Ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tij në Premier League. Futbollisti ganez iu bashkua Chelseat në vitin 2013 përpara se të huazohej në shumë klube, duke përfshirë Everton, Bournemouth dhe Newcastle.

Atsu kërkohet në mënyrë aktive, si dhe shoku i tij i skuadrës Onur Ergün dhe drejtori i tij sportiv, Taner Savut. Sakaq, mësohet se Eyup Türkaslan, portieri i Yeni Malatyaspor (klubi sot në kategorinë e dytë), është ende i bllokuar nën rrënoja.

Numri i përkohshëm i dy tërmeteve që ndodhën të hënën në Turqi dhe Siri tani është në më shumë se 2.000 të vdekur, sipas autoriteteve. Tërmeti, me magnitudë 7.8, ndodhi në Turqinë juglindore gjatë natës nga e diela deri të hënën.

Zona në fjalë ndodhet rreth pesëdhjetë kilometra larg kufirit sirian. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Liban dhe Qipro. Sipas Institutit Gjeologjik Danez, lëkundje madje është regjistruar deri në Grenlandë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll