Bota

Autoritetet amerikane gjejnë kafkë delfini brenda një çante në aeroportin e Detroitit

Kafka iu dorëzua inspektorëve të Shërbimit të Peshkut dhe Kafshëve të Egra në SHBA për hetime të mëtejshme.

6 Shkurt 2023, 13:24 Nga k.m.
Autoritetet amerikane gjejnë kafkë delfini brenda një
Kafka e delfinit

SHBA- Autoritetet federale gjetën një kafkë delfini brenda aeroportit të Detroitit. Kafka iu dorëzua inspektorëve të Shërbimit të Peshkut dhe Kafshëve të Egra në SHBA për hetime të mëtejshme.

“Posedimi i sendeve të kafshëve të egra, veçanërisht atyre të kafshëve të mbrojtura është i ndaluar. Ne e marrim seriozisht kontrabandën e kafshëve të egra dhe punojmë ngushtë me partnerët tanë federalë në Shërbimin e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në SHBA për të mbrojtur kafshët e egra dhe habitatet e tyre,”- tha në një deklaratë Robert Larkin, drejtori i portit të zonës. 

Ka kufizime dhe kërkesa rreth importit dhe eksportit të disa peshqve, kafshëve të egra dhe produkteve që vijnë prej tyre – dhe nuk është hera e parë që autoritetet amerikane bëjnë një konfiskim të ngjashëm./CNN

detroit shba

Sondazh

Poll