Bota

Me VD- FENOMENI mbi qiellin turk gjatë tërmetit; kamera e kapi, por as shkencëtarët nuk janë të sigurt PSE NDODH?!

Në të njëjtën kohë, kur Turqia po tundej nga tërmeti i tmerrshëm, në qiell u panë vetëtima dhe kamera regjistroi disa blice në qiell.

6 Shkurt 2023, 13:04 Nga k.m.
Me VD- FENOMENI mbi qiellin turk gjatë tërmetit; kamera e kapi, por as
Pamje nga qielli

TURQI- Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter goditi mbrëmë pjesën jugore të Turqisë dhe Sirinë veriperëndimore , duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1300 personave, ndërsa më shumë se 5000 të plagosur, sipas vlerësimeve të fundit. Në të njëjtën kohë, kur Turqia po tundej nga tërmeti i tmerrshëm, në qiell u panë vetëtima dhe kamera regjistroi disa blice në qiell. Ndaj tani pamjet e kësaj skene po përhapen kudo në rrjetet sociale.

Gjeofizikanët nuk janë plotësisht të sigurt pse ndodh ky fenomen. Disa besojnë se rrufeja shfaqet sepse është një hark elektrik i shkaktuar nga lëkundjet e linjave elektrike, por ende nuk dihen detaje.

termet ne turqi

Sondazh

Poll