Bota

Gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit, NATO, BE dhe më shumë se 45 vende i ofrojnë ndihmë Turqisë

Lajmin e bëri të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim televiziv, duke shtuar se të paktën 912 persona kanë vdekur në vend pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.

6 Shkurt 2023, 12:39 Nga A.B
Gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit, NATO, BE dhe më
Termeti

TURQI- Qeveria turke ka marrë oferta ndihme nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Bashkimi Evropian dhe 45 vende pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë jugore herët mëngjesin e sotëm.

Lajmin e bëri të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim televiziv, duke shtuar se të paktën 912 persona kanë vdekur në vend pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.

5,385 persona të tjerë janë plagosur dhe më shumë se 2,400 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura. Udhëheqësi turk, Erdogan tha se ka pasur "shkatërrim të rëndë" në qytete, me rreth 2,818 ndërtesa të shkatërruara. 

“Shpresojmë se do ta kapërcejmë këtë fatkeqësi së bashku sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Erdogan. 

Në Siri, të paktën 386 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 239 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus. Grupi "Helmetat e Bardha", i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 147 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë. 

Burimi: CNN

termet ne turqi

Sondazh

Poll