Bota

ANALIZA: Tërmeti në Turqi ka ndodhur në pikën e takimit të 3 pllakave, pritej cunami në Greqi, Qipro dhe Itali, fatmirësisht s'ndodhi

Në fakt, anomali janë vërejtur në nivelin e detit në tre pika, në Turqi dhe në Qipro, të cilat shkaktuan paralajmërimin për cunami.

6 Shkurt 2023, 12:38 Nga k.m.
ANALIZA: Tërmeti në Turqi ka ndodhur në pikën e takimit
Tërmeti në Turqi

ITALI- Analizohet tërmeti në Turqi, por duket se ka pasur frikë edhe për cunami. Tërmeti ndodhi në pllakën e Anadollit Lindor, në pikën e trefishtë ku bashkohen blloqet e Anadollit, Arabisë dhe Afrikës. Sizmologu Alessandro Amato i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) tha për Ansa se: Është një çarje që shkon nga Mesdheu në drejtim të verilindjes, pothuajse deri në Detin e Zi dhe i bashkohet çarjes së Anadollit të Veriut që arrin deri në Stamboll.

Në fakt, anomali janë vërejtur në nivelin e detit në tre pika, në Turqi dhe në Qipro, të cilat shkaktuan paralajmërimin për cunami.

"Gjatë gjithë natës ne e ndoqëm situatën përmes pikave të vëzhgimit në Turqi, Greqi dhe Qipro. Në Itali rreth orës 6:30 pritej ardhja e një valë cunami në zonat juglindore, por më pas alarmi u shua,”- tha sërish Amato.

termet ne turqi

Sondazh

Poll