Bota

"Mos ki frikë, kaloi tërmeti"/ Gazetari lë transmetimin dhe merr në krah vajzën e traumatizuar në Turqi

Një gazetar ka marrë në krah një fëmijë që bashkë me familjen e saj i shpëtuan tërmetit edhe pse të traumatizuar nga ajo që kishte ndodhur.

6 Shkurt 2023, 12:47 Nga A.B
"Mos ki frikë, kaloi tërmeti"/ Gazetari lë transmetimin
Gazetari dhe vajza

TURQI- Pamje të tmerrshme vijnë pas tërmetit skatërrimtar në Turqi e Siri. Bilanci tragjik i viktimave dhe të plagosurve po përkeqësohet nga ora në orë, e deri më tani raportohet se kanë humbur jetën mbi 1500 persona. 

Në një video të postuar në Twitter një gazetar ka marrë në krah një fëmijë që bashkë me familjen e saj i shpëtuan tërmetit edhe pse të traumatizuar nga ajo që kishte ndodhur. Gazetari teksa po raportonte live shkon me vrap drejt vajzës së frikësuar dhe e merr në rah duke i thënë se tashmë kaloi çdo gjë.

"Mos ki frikë, kaloi çdo gjë. Më shiko mua, nuk ka asgjë. Je mirë," i thotë ai.

 

termet ne turqi

Sondazh

Poll