Bota

Si do të jetë moti në zonën e tërmeteve/ Dëborë e dendur, stuhi dhe rrebeshe...çdo gjë kundër të mbijetuarve

Korrenspondenti i Meteorologjisë në CNN TÜRK, Orhan Şen, ndau dhe paralajmëroi për kushtet e motit në provincat e prekura nga tërmeti.

6 Shkurt 2023, 12:53 Nga k.m.
Si do të jetë moti në zonën e tërmeteve/
Foto ilustruese

TURQI- Reshje të përziera bore me shi, borë e dendur dhe stuhi priten në provincat ku është ndjerë intensivisht tërmeti me magnitudë 7.7 ballë. Korrenspondenti i Meteorologjisë në CNN TÜRK, Orhan Şen, ndau dhe paralajmëroi për kushtet e motit në provincat e prekura nga tërmeti.

Në Stamboll sot do të ketë reshje shiu deri në mesditë, ndërsa në mbrëmje do të fillojë të bjerë sërish borë. Ajo do të vazhdojë deri të premten, por duket më e ngarkuar të martën dhe të mërkurën. Temperatura sot zbret në 5 gradë Celsius, nesër dhe të mërkurën 2 gradë Celsius, gjatë natës deri në -1 gradë Celsius dhe mund të ketë ngrica. Ndërsa në zonën e tërmetit, Kahramanmaraş pritet borë e madhe 3 gradë C.

termet ne turqi

Sondazh

Poll