Politike

Ndryshimi i rrugës "Ibrahim Rugova", Bushati: Veliaj ka të drejtë, masakra nuk duhet harruar

Bushati thotë se Veliaj ka të drejtë me rikthimin e emërtimit të kësaj rruge

6 Shkurt 2023, 12:57 Nga f.g
Ndryshimi i rrugës "Ibrahim Rugova", Bushati: Veliaj ka të
Andi Bushati, Erion Veliaj

TIRANE- Gazetari Andi Bushati ka komentuar vendimin e fundit të Bashkisë së Tiranës për ti ndryshuar emrin rrugës "Ibrahim Rugova". Në një status në rrjetet sociale, Bushati thotë se Veliaj ka të drejtë me rikthimin e emërtimit të kësaj rruge, pasi sipas tij, siç duhet kujtuar Rugova, ashtu nuk duhet harruar edhe masakra e kolaboracionistit Xhafer Deva, referuar masakrës së shkurtit.

Statusi i plotë: 

Qofte edhe po te kete arsyet me te erreta ne bote (pra me shume sesa elektorale)  Veliaj ka te drejte me rikthimin e emertimit te rruges 4 shkurti.
Vertet presidenti Ibrahim Rugova duhet kujtuar gjithmone, por masakra e kolaboracionistit Xhafer Deva nuk duhet harruar asnjehere.

Reagimi lidhet me një vendim të Bashkisë së Tiranës për ti ndryshuar emrin rrugës "Ibrahim Rugova". Kjo rrugë ndodhet pranë "Shallvareve". Në vitin 2012, emri i rrugës ishte "Dëshmorët e 4 shkurtit" dhe iu ndryshua. 3 ditë më parë, Këshilli bashkiak bëri një ndryshim te emërtesave duke vendosur që segmenti nga "Banka e  Shqipërisë’, i cili prej disa vitesh quhej "Ibrahim Rugova: është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ndërsa në vijim segmenti i radhës të quhet "Ibrahim Rugova", nga Ura e Lanës deri te hyrja e digës. Ky vendim ka hapur debat në Shqipëri dhe Kosovë./Dosja.al

erion veliaj andi bushati rruga ibrahim rugova

Sondazh

Poll