Politike

Debati për shkurtimin e rrugës 'Ibrahim Rugova', Veliaj: Segmenti është zgjatur me 300 metra, kemi bërë saktësim të"4 shkurtit"

eliaj tha se segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’, që quhej rruga “4 Shkurti” është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

6 Shkurt 2023, 12:45 Nga f.g
Debati për shkurtimin e rrugës 'Ibrahim Rugova', Veliaj:
Erion Veliaj, kryetar bashkie

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar se rruga “Ibrahim Rugova” nuk është shkurtuar, por përkundrazi është zgjatur me 300 metra dhe shkon deri te Diga e Liqenit. Në një intervistë për "Top News", Veliaj tha se segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’, që quhej rruga “4 Shkurti” është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Rruga ‘Ibrahim Rugova’ jo vetëm që nuk është shkurtuar, por është zgjatur dhe po ua shpjegoj pse. Ajo fillon tek Ura e Lanës, vazhdon te Presidenca, pastaj te sheshi ‘Shopen’, por nuk përfundon aty, sepse me hapjen e ish-Gardës së Republikës, vijon matanë saj, duke u zgjatur edhe me 300 metra të tjera. Pjesa tjetër e rrugës, segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’ quhej rruga ‘4 Shkurti’. Ka 7-8 vjet që quhet kështu. Organizatat e Veteranëve na kërkuan saktësimin e emërtimit të saj në ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit’”, tha ai.

Reagimi lidhet me një vendim të Bashkisë së Tiranës që është denoncuar nga deputetja e PD, Jorida Tabaku. Tabaku tha se rruga është shkurtuar dhe i është ndryshuar emërtesa. Riemërtimi është bërë në nder të 80 viktimave të "Masakrës së 4 shkurtit" dhe rolit të kolaboracionistit Xhafer Deva. Rruga ndodhet në Tiranë në segmentin pranë Bankës së Shqipërisë deri te Ura e Lanës. Por kryebashkiaku Veliaj, mohon që të ketë një shkurtim të rrugës. Ai thotë se është bërë një saktësim i segmenteve dhe se rruga në nder të presidentit të Kosovës është zgjatur. Veliaj thotë se segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’, i cili prej disa vitesh quhej rruga “4 Shkurti” është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. /Dosja.al

erion veliaj bashkia e tiranes rruga ibrahim rugova

Sondazh

Poll