Politike

McGonigal, Berisha: Rama ka foto të shumta me të në Kryeministri dhe restorante!

Kryedemokrati tha se fotot janë shkrepur në Kryeministri dhe ambiente të tjera private.

6 Shkurt 2023, 12:10 Nga f.g
McGonigal, Berisha: Rama ka foto të shumta me të në Kryeministri
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sot se Kryeministri Edi Rama ka patur një raport tejet të ngushtë me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, një ditë pas intervistës së Alison Guerrieros për "Euroneës Albania" ku u zbuluan të tjera të dhëna për marrëdhënien Rama-McGonigal, kryedemokrati tha se fotot janë shkrepur në Kryeministri dhe ambiente të tjera private.

Sali Berisha: Kjo grua kishte nuhatur raportin dhe marrëdhëniet e errëta të të dashurit të saj me mafiozin Edi Rama. Në këtë kontekst unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë kriminale të bashkëpunimit McGonigal- Edi Rama. Në dosjen shqiptare, gjithçka ekziston, gjithçka ekziston. Edi Rama, këshilltari Dorian Duçka dhe miku i tij, Agron Neza. është një dosje e tërë ku lakohet emri i Edi Ramës 14 herë dhe personat A dhe B, po kaq herë. Alison në intervistën e saj deklaron se ishin këto marrëdhënie të cilat më detyruan mua të denoncoj partnerin për veprimtari të dyshimtë. Ajo dispononte siç tha edhe fotografi të shumta të Edi Ramës me McGonigal, të bëra në Kryeministri, dreka dhe darka, në Shqipëri dhe restorantet më të kushtueshme të Neë York. Në këtë skenar me dy akte, akti shqiptar është në disa aspekte, tmerrësisht i rëndë, sepse Edi Rama, arriti të angazhojë fuqinë e FBI për të shkatërruar opozitën shqiptare. 

Deklarata e kreut të PD vjen një ditë pasi ish-e dashura e Charles McGonigal rrëfeu në Euronews Albania, njohurinë e saj për lidhjen Rama-McGonigal. Alison Guerriero tha se Rama dhe McgGonigal komunikonin përmes një aplikacioni të posaccëm "Viasat", hanin darka dhe dreka si dhe kishin një komunikim të rregulltë./Dosja.al

sali berisha edi rama arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll