Politike

Shkurtoi rrugën 'Ibrahim Rugova', Buzhala i përvishet Veliajt: Vandal, përbuzje e nënçmim, për të çdo gjë është tregti e vota! 

Gazetari Berat Buzhala është ndalur tek kjo çështje duke e quajtur Veliajn një politikan që nuk e kupton dot figurën e presidentit të Kosovës

6 Shkurt 2023, 12:40 Nga f.g
Shkurtoi rrugën 'Ibrahim Rugova', Buzhala i përvishet
Berat Buzhala dhe Erion Veliaj

TIRANE- Shkurtimi i rrugës "Ibrahim Rugova" nga Bashkia e Tiranës për të bërë një rimertesë si "Dëshmorët e 4 shkurtit" ka hapur debat në Shqipëri e Kosovë. Gazetari Berat Buzhala është ndalur tek kjo çështje duke e quajtur Veliajn një politikan që nuk e kupton dot figurën e presidentit të Kosovës dhe se gjithçka e shikon si tregti. Buzhala e quan këtë vendim një akt vandal, përbuzje dhe nënçmim.

POSTIMI I PLOTE I BUZHALES:

Erion Veliaj nuk e kupton Ibrahim Rugoven. Nuk eshte ne lartesine e duhur, keshtu qe nuk mund ta sheh ate. Atij i duket normale qe t'ia heq emrin prej nje pjese te rruges, duke ia falur ate dikujt tjeter. Thush ti qe rruga po e nderonte Rugoven dhe jo anasjelltas.
Lali Eri e kupton biznesin e plehrave shume me mire se sa peshen kombetare te figures se Ibrahim Rugoves. Per Erionin disa metra me shume rruge, a disa metra me pak rruge, jane biznes, jane vota, jane tregti. Jane tregti edhe kur jepen tendere per t'i shtruar ato, e jane tregti edhe kur vendosin t'i pagezojne ato rruge.
Prandaj, ai pa menduar dy here e ka coptuar per gjysme rrugen qe e mbante emrin e liderit historik te Kosoves, duke e kryer keshtu nje akt vandal.
Lali Erit i eshte dukur normale nje gje e tille. Jam i bindur qe tash ai eshte i shokuar me reagimet nga Prishtina.
Politikan te kallepit te Erionit presin reagime vec kur dikush dikujt ia merr nje tender, e jo per tema te kesaj natyre. Kryebashkiaku i Tiranes ka qene i bindur qe e ka bere gjene e duhur, kur ka arritur qe nga nje rruge t'i pjelle dy, duke i kenaqur keshtu komunistet e Tiranes. Mjaft ironike, por Ibrahim Rugoves baben ia kane vra komunistet. Kjo perbuzje dhe ky nencmim nuk duhet te kaloje kaq lehte. Nje sjellje e ketille eshte neveritese.

Reagimi lidhet me një vendim të Bashkisë së Tiranës që është denoncuar nga deputetja e PD, Jorida Tabaku. Tabaku tha se rruga është shkurtuar dhe i është ndryshuar emërtesa. Riemërtimi është bërë në nder të 80 viktimave të "Masakrës së 4 shkurtit" dhe rolit të kolaboracionistit Xhafer Deva. Rruga ndodhet në Tiranë në segmentin pranë Bankës së Shqipërisë deri te Ura e Lanës. Por kryebashkiaku Veliaj, mohon që të ketë një shkurtim të rrugës. Ai thotë se është bërë një saktësim i segmenteve dhe se rruga në nder të presidentit të Kosovës është zgjatur. Veliaj thotë se segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’, i cili prej disa vitesh quhej rruga “4 Shkurti” është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. /Dosja.al

berat buzhala erion veliaj rruga ibrahim rugova

Sondazh

Poll