Politike

Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri, Shqipëria ofron ndihmë, Xhaçka: Do ju ndihmojmë në çdo mënyrë

Xhacka, përmes një njoftimi, bën të ditur se Shqipëria është e gatshme që të ndihmojë me çdo mënyrë.

6 Shkurt 2023, 09:18 Nga A.B
Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri, Shqipëria ofron
Olta Xhacka

TIRANË- Shqipëria do të ofrojë ndihmën e saj për Turqinë dhe Sirinë, të cilat u goditën nga tërmeti i fuqishëm prej 7.4 ballë. Ministrja Olta Xhacka, përmes një njoftimi, bën të ditur se Shqipëria është e gatshme që të ndihmojë me çdo mënyrë.

POSTIMI

Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi.

Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues. Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 500 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

termet ne turqi olta xhacka

Sondazh

Poll