Berisha: Faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri
Në fillim tha ai, u sulmua Nik Muzin, më pas shpallja e tij non grata...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se me çështjen McGonigal kërkoi të shkatërronte opozitën, në një skenar të ndarë me 3 etapa. Në fillim tha ai, u sulmua Nik Muzin, më pas shpallja e tij non grata dhe faza e tretë me përjashtimin e PD nga zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sali Berisha: Por në rast të kundërt, faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri. Skenar, i cili u zhvillua në tre etapa: e para, në zyrat e McGonigal kundër Nick Muzin, që u kurorëzoi në ndjekjen penale të Lulzim Bashës dhe mbylljes së dosjes dhe marrjes peng të Bashës.
Etapa e dytë ishte sanksionimi i Sali Berishës, pasi ai nuk do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Etapa e dytë e skenarit, pavarësisht se kishte apo jo, përfshihej apo jo në këtë aferë McGonigal, duhet të them se Yuri Kim, luajti rolin, duke shkelur çdo parim, çdo ligj dhe Kushtetutë, luajti rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët.
Etapa e tretë, Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabër për të qeverisur pa opozitë, për të konsoliduar monizmin e tij, don të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit, PD-në.
Por kjo dëshirë e tij merr fund, kjo ëndërr e tij bëhet pluhur.
Deklarata e kreut të PD vjen një ditë pasi ish-e dashura e Charles McGonigal rrëfeu në Euronews Albania, njohurinë e saj për lidhjen Rama-McGonigal. Alison Guerriero tha se Rama dhe McgGonigal komunikonin përmes një aplikacioni të posaccëm "Viasat", hanin darka dhe dreka si dhe kishin një komunikim të rregulltë./Dosja.al
Sondazh
McGonigal, Berisha: Rama ka foto të shumta me të në Kryeministri dhe restorante!
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sot se Kryeministri Edi Rama ka patur një raport tejet t...
Homeland Justice "godet" sërish, nxjerr mijëra faqe nga LISTA e zgjedhësve: Akoma s'jeni penduar që keni votuar për të korruptuar?
Foto ilustruese TIRANË- Një tjetër dokument është shpërndarë në faqen e "Homeland Justice" në rrjetin social T...
Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri, Shqipëria ofron ndihmë, Xhaçka: Do ju ndihmojmë në çdo mënyrë
Olta Xhacka TIRANË- Shqipëria do të ofrojë ndihmën e saj për Turqinë dhe Sirinë, të cilat u goditën nga t...
Tërmeti me mbi 500 të vdekur, presidenti Begaj: Qëndrojmë pranë njerëzve të prekur
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për jetë e humbura nga tërmeti shkatë...
Ish-e dashura e McGonigal: Ai më niste foto me Ramën, i ka dhe FBI
Allison Guerriero SHBA- Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, së fundmi ka dhënë detaje p...
“Vrasës demokracie! Dorëhiqu!”/ 7 ditë nga protesta, Tirana mbushet me postera kundër Ramës (FOTO)
Posterat në Tiranë TIRANË- Edhe 7 ditë kanë mbetur nga protesta e opozitës, e cila do të mbahet para Kryeministrisë...
Alizoti: Rama mund të thirret nga Kongresi Amerikan për çështjen “McGonigal”
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, është shprehur se kryeministri Edi Rama është gati të bëjë gjithç...
Shumë presion nga çështja "McGonigal"? Rama ikën nga Tirana, ia "mbath" me pushime. Zbulon se ku ndodhet
Edi, Zaho dhe Linda Rama TIRANË- Edhe pse nuk shkoi në Kuvendin e Shqipërisë për t'u përballur me pyetjet e deputetëve t...
Lefter Gështenja konfirmon pjesëmarrjen në protestën e Berishës: Jam kundër këtij regjimi
Lefter Gështenja TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i cili mbështet grupimin e Enkelejd Alibeajt, ka d...
"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonigal me pastruesen: Të më falë Rozeta
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, ...

