Sport

VIDEO / Myrto Uzuni i pandalshëm, shënon golin e 15-të sezonal

Pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Andorras, 27-vjeçari shkund sërish rrjetën e kundërshtarëve duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje duke marrë “përdore” ekipin në rrugën drejt objektivit.

5 Shkurt 2023, 18:01 Nga DOSJA
VIDEO / Myrto Uzuni i pandalshëm, shënon golin e 15-të sezonal

SPANJE - Myrto Uzuni vijon me formën e shkëlqyer në La Liga 2 me fanellën e Granadas, teksa sulmuesi i Kombëtares shënoi një supergol nga jashtë zone në minutën e 28-të në ndeshjen ndaj Villareal B.

Pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Andorras, 27-vjeçari shkund sërish rrjetën e kundërshtarëve duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje duke marrë “përdore” ekipin në rrugën drejt objektivit.

Ky ndaj Villareal B, ishte goli numër 15 sezonal për beratasin, që kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve të kampionatit, ndërsa është shndërruar në liderin e Granadës. Interesant është fakti se goli ndaj Villareal B është i pari që Uzuni realizon në transfertë, pasi më parë kishte festuar vetëm në ndeshjet shtëpiake.

Këtë sezon skuadra e Granadës renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 44 pikë dhe synon rikthimin në elitën spanjole.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll