Aktualitet

Bie nga ura dhe ndërron jetë i moshuari në Shkodër, ishte nisur për të shitur të mbjellat me biçikletë

I moshuari ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në qytet, por teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit poshtë urës duke ndërruar jetë.

5 Shkurt 2023, 13:04 Nga A.B
Bie nga ura dhe ndërron jetë i moshuari në Shkodër, ishte
Person i pajete

SHKODËR-Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur. Luigj Marku nga Jubani në zonën e Gurit të Zi në Shkodër ka ndërruar jetë pasi ka rënë në ujë nga ura e fshatit ditën e sotme. I moshuari ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në qytet, por teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit poshtë urës duke ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ambulanca e zjarrfikëset për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

person i pajete ne shkoder shkoder luigj marku

Sondazh

Poll