Bota

Zelenskyy: Situatë e vështirë në Bakhmut, Vulhedar dhe Lyman

Autoritetet ukrainase raportuan të premten se të paktën 6 civilë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të mëparshme.

4 Shkurt 2023, 22:43 Nga k.m.
Zelenskyy: Situatë e vështirë në Bakhmut, Vulhedar dhe Lyman
Pamje nga lufta në Ukrainë

KIEV- "Ukrainasit do të luftojnë për aq kohë sa të munden për të mbajtur qytetin lindor të Bakhmut,"-kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, teksa priti liderët e Bashkimit Evropian (BE) për të diskutuar sanksione të mëtejshme mbi Rusinë dhe perspektivat e Kievit për t'u bashkuar me BE.

"Gjatë 346 ditëve të luftës, shpesh më është dashur të them se situata në front ka qenë e vështirë. Dhe se situata po bëhet më e ashpër. Tani është koha përsëri. Një kohë kur okupatori merr gjithnjë e më shumë forca për të na rrëzuar mbrojtjet. Tani është shumë e vështirë në Bakhmut, në Vuledar, në Lyman. Por tani, si çdo ditë e këtyre 346, qëndrueshmëria e ushtarëve tanë vendos gjithçka,”-tha ai.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se do të dërgonin më shumë se 2.175 miliardë dollarë ndihmë ushtarake amerikane në Ukrainë, duke përfshirë një raketë të re që do të dyfishojë rrezen e sulmit të Kievit për të arritur pjesën më të madhe të territorit ukrainas që tani mbahet nga rusët.

Kreu i komisionit ekzekutiv të BE-së dhe kryesuesi i 27 liderëve kombëtarë të BE-së ishin në Kiev për të demonstruar mbështetje për Ukrainën ndërsa afrohet përvjetori i parë i pushtimit rus të fqinjit të saj më 24 shkurt. Autoritetet ukrainase raportuan të premten se të paktën 6 civilë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të mëparshme.

Zelenskyy, i rrethuar nga liderët e BE-së në një konferencë shtypi, tha se sanksionet evropiane duhet të synojnë të sigurojnë se Rusia nuk mund të rindërtojë aftësitë e saj ushtarake./CBA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll