Bota

Nuk i zgjat më shumë se 3 ditë arratia vrasësit të ‘Ndrangheta-s’, u prangos sot në Napoli

Ishte ai që tërhoqi këmbëzën, në vitin 1991, dhe vrau oficerin e policisë Renato Lio në një pikë kontrolli në Soverato (Catanzaro). 

4 Shkurt 2023, 22:40 Nga k.m.
Nuk i zgjat më shumë se 3 ditë arratia vrasësit të
Massimiliano Sestito

ITALI- Vrasësi i Ndrangheta Massimiliano Sestito është kapur në zonën e Napolit. Ai ishte në kërkim në të gjithë Italinë, pasi ishte arratisur më 30 janar nga vendi ku vuante "arrestin e shtëpisë". Arrestimi i tij u bë pasditen e të shtunës. 

Sipas mediave të huaja, 51 vjeç, lindur në Rho, i lidhur me bandën e Iozzo Chiefari Procopio, ndodhej në shtëpinë e babait të tij Antonino në Pero, ku shërbente masën e arrestit në shtëpi, por gjatë një kontrolli karabinierët nuk e kanë gjetur në shtëpi. Ishte ai që tërhoqi këmbëzën, në vitin 1991, dhe vrau oficerin e policisë Renato Lio në një pikë kontrolli në Soverato (Catanzaro). 

Për atë vrasje Sestito u dënua me 30 vjet burg. Më pas, në vitin 2013, ndodhi një tjetër vrasje, ajo e bosit Vincenzo Femia, i vrarë në Romë si pjesë e një 'marrëveshjeje' për kontrollin e trafikut të drogës. Për këtë krim Sestito u dënua me burgim të përjetshëm në Apel dhe për 3 shkurt ishte në pritje të dënimit të Kasacionit. Por ndërkohë ka thyer byzylykun elektronik dhe u zhduk.

Por mesa duket jo për shumë kohë. 

massimiliano sestito

Sondazh

Poll