Bota

3 aeroporte janë mbyllur në SHBA për “arsye sigurie” për shkak të balonës kineze

Këto janë aeroportet në Wilmington, Karolina e Veriut, Myrtle Beach dhe Charleston, Karolina e Jugut.

4 Shkurt 2023, 21:12 Nga k.m.
3 aeroporte janë mbyllur në SHBA për “arsye sigurie”
Foto ilustruese

SHBA- Administrata Amerikane e Aviacionit Civil (FAA) njoftoi se kishte urdhëruar ngritjet dhe uljet e avionëve të ndalonin në tre aeroporte "për të mbështetur Departamentin e Mbrojtjes në një përpjekje për sigurinë kombëtare".

Këto janë aeroportet në Wilmington, Karolina e Veriut, Myrtle Beach dhe Charleston, Karolina e Jugut.

Shumë media amerikane, spekuluan se një operacion për të rrëzuar balonën e spiunazhit kinez ishte i pashmangshëm. Megjithatë, Pentagoni nuk pranoi të komentojë mbi njoftimin e FAA, duke thënë vetëm se po vazhdonte të monitoronte rrugën e balonës.

balona kineze

Sondazh

Poll