Bota

2 ditë DEBATE në Serbi, kalon me 153 vota për raporti për Kosovën

Në debatet e dy ditëve, presidenti Aleksandër Vuçiç u përball me akuzat e ashpra të opozitës, të cilët nuk ngurruan se po kryen një tradhti për çështjen e Kosovës, madje pasi edhe përplasje fizike që u neutralizuan nga Garda. 

4 Shkurt 2023, 22:00 Nga k.m.
2 ditë DEBATE në Serbi, kalon me 153 vota për raporti për
Foto nga parlamenti i Serbisë

BEOGRAD- Debati për çështjen e Kosovës ka zgjatur 2 ditë në Parlamentin e Kosovës, ku i ftuar ishte dhe presidenti Aleksandër Vuçiç për të dhënë shpjegime.  Nga 186 deputetë të pranishëm, 153 votuan për raportin e qeverisë, 23 kundër, ndërkohë që 9 deputetë zgjodhën që të mos votonin fare.Raporti i miratuar mbulon periudhën nga Shtatori 2022 deri në mes të Janarit 2023.

Në debatet e dy ditëve, presidenti Aleksandër Vuçiç u përball me akuzat e ashpra të opozitës, të cilët nuk ngurruan se po kryen një tradhti për çështjen e Kosovës, madje pasi edhe përplasje fizike që u neutralizuan nga Garda. Vetë presidenti Aleksandër Vuçiç gjatë diskutimeve në Parlament bëri të ditur se 90 përqind e planit franko-gjerman i dalë në media ishte i saktë dhe se pika më e kontestueshme është mos kundërshtimi i Beogradit për pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Për Asociacionin e komunave serbe, Vuçiç deklaroi se nuk tërhiqet. Ndërsa kushti i serbëve po has rezistencë nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka vendosur 6 kushte. 

Presidenti i Serbisë përsëriti atë që i thanë diplomatët evropianë dhe amerikanë gjatë takimit në Beograd më 20 janar, se do të ketë pasoja nëse Serbia nuk e pranon planin evropian për Kosovën. Në fund të kësaj seance pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën. Në seancën për Kosovën në Kuvendin e Serbisë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë.

“Ka edhe gjëra të mira në plan, nuk do të flas për to,”- shtoi ai.

Propozimi i BE-së, apo siç njihet edhe si plani franko-gjerman, mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Plani nuk është bërë publik, por u është prezantuar palëve.Kosova dhe Serbia zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së që nga vitit 2011. Procesi ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve përmes një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme. Kosova kërkon që kjo marrëveshje të përfshijë edhe njohjen reciproke, ndërsa Serbia insiston në një zgjidhje kompromisi – pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

serbi

Sondazh

Poll