Bota

Sekretari amerikan i mbrojtjes: Qeveria kineze po përdorte balonin për të "mbikëqyrur vendet strategjike" në SHBA

Presidenti Joe Biden i dha autorizimin Pentagonit për të rrëzuar balonën e vëzhgimit sapo misioni të mund të përmbushej pa rrezik të panevojshëm për jetët e amerikanëve nën shtegun e balonës.

4 Shkurt 2023, 22:15 Nga k.m.
Sekretari amerikan i mbrojtjes: Qeveria kineze po përdorte balonin për
Lloyd Austin

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se balona e rrëzuar nga SHBA mbi Oqeanin Atlantik të shtunën po përdorej nga qeveria kineze për të mbikëqyrur vendet strategjike në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Joe Biden i dha autorizimin Pentagonit për të rrëzuar balonën e vëzhgimit sapo misioni të mund të përmbushej pa rrezik të panevojshëm për jetët e amerikanëve nën shtegun e balonës.

"Departamenti i Mbrojtjes zhvilloi opsione për të rrëzuar balonën në mënyrë të sigurt mbi ujërat tona territoriale, duke monitoruar nga afër rrugën e saj dhe aktivitetet e mbledhjes së inteligjencës,"-vazhdoi Austin, duke shtuar se liderët ushtarakë u koordinuan me qeverinë kanadeze në mision.

lloyd austin balona kineze

Sondazh

Poll