Bota

ME VIDEO- Dëshmitari okular përshkruan momentin kur ushtria amerikane rrëzoi një balonë spiune

Ai kujtoi se kishte parë aeroplanë të shumtë që fluturonin rreth balonës për rreth 20 deri në 30 minuta, përpara se të shihte atë që dukej të ishte një raketë.

4 Shkurt 2023, 21:17 Nga k.m.
ME VIDEO- Dëshmitari okular përshkruan momentin kur ushtria amerikane
Momenti i çarjes së balonit kinez

SHBA- Travis Huffstetler, një fotograf lokal në Myrtle Beach, Karolina e Jugut, tha se ishte dëshmitar i momentit kur ushtria amerikane rrëzoi balonën e spiunazhit kinez. Huffstetler e pa incidentin nga kati i 15-të i një hoteli. Ai kujtoi se kishte parë aeroplanë të shumtë që fluturonin rreth balonës për rreth 20 deri në 30 minuta, përpara se të shihte atë që dukej të ishte një raketë.

"Ishte super e dukshme këtu nga plazhi,"-tha dëshmitari.

Sipas Huffstetler, pikat e hyrjes në plazh dhe rrugët ishin të mbushura me njerëz që kishin kamerat e tyre të drejtuara nga qielli. Huffstetler shkrepi foto pikërisht kur tullumbacja u shpua dhe filloi të shpërbëhej.

balona kineze

Sondazh

Poll