Aktualitet

Konsumuan alkool dhe u zunë me thika, kush janë katër të rinjtë që “tronditën” Dibrën (EMRAT)

17 Shtator 2019, 08:39 Nga DOSJA
Konsumuan alkool dhe u zunë me thika, kush janë katër të

DIBËR– Zbulohet emri i të riut të vrarë dhe të përfshirëve të tjerë në sherrin me thika gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

29-vjeçari që ka humbur jetën është identifikuar si Dukagjin Plaku, ndërsa vëllai i tij po ashtu i përfshirë në sherr është Qazim Plaku.

Dy vëllezërit e tjerë të përfshirë në sherr, të cilët edhe kanë qëlluar me thika 29-vjeçarin janë Jurgen dhe Myrtezan Hysa.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku pas konsumimit të alkoolit disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin. Në njoftimin e policisë thuhet se sherri ka nisur pasi vëllai i viktimës, Qazimi, ka plagosur me thikë njërin prej autorëve.

Pas ngjarjes, të dy autorët e ngjarjes, Jurgeni dhe Myrtezani po ashtu dhe vëllai i viktimës, janë arrestuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dukagjin plaku jurgen hysa myrtezan hysa qazim plaku vrasje ne diber dukagjin plaku jurgen hysa myrtezan hysa qazim plaku vrasje ne diber

Sondazh

Poll