Aktualitet

Kreu i KLP-së takim me zyrtarin gjerman, Ibrahimi: Tetori do gjej vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm

17 Shtator 2019, 08:13 Nga DOSJA
Kreu i KLP-së takim me zyrtarin gjerman, Ibrahimi: Tetori do gjej vendin me

Tiranë- Kryetari i KLP-së, Gent Ibrabimi ka pritur në një takim Christian Langen, Sekretarin e Shtetit Gjerman. I pranishëm në takim, ishte edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Kreu i KLP-së u shpreh se ky institucion për 9 muaj ka menaxhuar mjaft procese sfiduese si ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.

Për 9 muaj, KLP ka menaxhuar mjaft procese sfiduese si ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Në javët në vijim, KLP duhet të marr një vendim për sa i përket numrin e prokurorëve me të cilët mund të ngrihet SPAK. Besoj se Tetori do të gjej vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm ”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndërsa Christian Lange ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit është kushti dhe prioriteti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Një ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi kreu i klp-së takim me zyrtarin gjerman ngritja e spak gent ibrahimi kreu i klp-së takim me zyrtarin gjerman ngritja e spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2019, 19:23

TIRANË- Prestigjozia “The Independent” i ka kushtuar një artikull mbylljes së televizionit Agon Channel.Në intervistën e tij për “Indepen...