Sport

DENIMI! Mourinho humbet nga pankina asistentin e tij për një muaj…

Për shkak të pezullimit nga FA italiane pas përjashtimit të tij në humbjen e Kupës kundër Cremonese

4 Shkurt 2023, 11:18 Nga DOSJA
DENIMI! Mourinho humbet nga pankina asistentin e tij për një

ITALI - José Mourinho do të jetë pa asistentin e tij Salvatore Foti për një muaj, kohëzgjatja e dënimit të vendosur nga FA italiane, pas përjashtimit të tij në ndeshjen ndaj Cremoneses për Kupën. 

Sipas raportit të ndeshjes, Foti ka “kërcënuar një menaxher të skuadrës kundërshtare”, ka përdorur “shprehje blasfemie” kur është përjashtuar dhe në fund të lojës ka tentuar të hyjë në dhomën e zhveshjes së delegatit, sërish me një ton të lartë kërcënimi."

Në vazhdën e zhgënjimit në Kupë, Roma sot pret Empolin, i cili nuk ka humbur për gjashtë ndeshje. ‘Verdhekuqtë’ vijnë nga një humbje në ligë (kundër Napolit), por mund të barazojnë, me kusht, pikët e Interit (i dyti). 

Rui Patrício është ndër të zgjedhurit e Mourinjos për ndeshjen e sotme, ndryshe nga Zaniolo, pasi u largua me forcë, italiani nuk do të jetë as në pankinë... sepse më 30 janar paraqiti një certifikatë për sëmundje psikologjike, e cila do ta lërë jashtë për një muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Shkurt 2023, 19:39

Chelsea, armiku i ri i Paris SG-së...

FRANCE - Rrëmujë e re dhe armik i ri i PSG-së, pas një afati kalimtar të janarit. Marrëdhënia mes PSG-së dhe Chelseat ...