Sport

E BUJSHME! Zlatan Ibrahimovic kthehet në stërvitje, në Milanello pas tetë muajsh…

Sulmuesi suedez iu nënshtrua një operacioni në gju në maj 2022 dhe nuk ka hyrë në fushë që atëherë.

3 Shkurt 2023, 20:58 Nga DOSJA

E BUJSHME! Zlatan Ibrahimovic kthehet në stërvitje, në Milanello

ITALI - Zlatan Ibrahimovic është kthyer në punë. Sulmuesi i Milanit është rikthyer në stërvitje me shokët e tij këtë të premte, në qendrën stërvitore të Milanellos.

Lojtari ka mbetur jashtë fushës që nga maji i vitit të kaluar, kur iu nënshtrua një operacioni në gju. Në aktivitetin e kësaj të premteje, Ibra ka marrë pjesë në pjesën e parë me shokët e skuadrës dhe më pas ka bërë punë të veçantë.

Ibrahimovic minimizon rrezikun për të mos luajtur më për Milanin pas lëndimit

Milani zë vendin e pestë në tabelën e renditjes së kampionatit italian dhe po përgatitet të përballet me Tottenhamin në fazën e 16-të të Champions League, me ndeshjen e parë që do të luhet në 14 shkurt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Shkurt 2023, 19:39

Chelsea, armiku i ri i Paris SG-së...

FRANCE - Rrëmujë e re dhe armik i ri i PSG-së, pas një afati kalimtar të janarit. Marrëdhënia mes PSG-së dhe Chelseat ...