Sport

Chelsea, armiku i ri i Paris SG-së...

Marrëdhënia mes Chelseat dhe klubit francez është prishur, pas huazimit të dështuar të Ziyech në ditën e fundit të tregut.

3 Shkurt 2023, 19:39 Nga DOSJA

Chelsea, armiku i ri i Paris SG-së...

FRANCE - Rrëmujë e re dhe armik i ri i PSG-së, pas një afati kalimtar të janarit. Marrëdhënia mes PSG-së dhe Chelseat është prishur, pasi skuadra pariziene akuzon skuadrën londineze se ka dërguar gabimisht deri në tre herë dokumentacionin e huazimit të Ziyech, duke e penguar sulmuesin të arrijë në Paris për të përfunduar sezonin. Bordi drejtues i PSG-së është i mërzitur me atë të Chelseas dhe sipas ‘The Sun’, ata e konsiderojnë se "kanë ngritur një cirk" për transferimin e marokenit.

Dokumentet e nënshkruara mbërritën tre minuta, pas kohës së rregullores për të mundësuar regjistrimin e lojtarëve të rinj në Francë dhe në fund liga franceze nuk e vërtetoi inkorporimin e Ziyech, i cili do të qëndrojë në Chelsea deri në fund të sezonit, pavarësisht faktit se ai nuk ka më boshllëk në grupin anglez. ‘The Sun’ thekson se nga bordi i PSG-së ata sigurojnë se “i gjithë faji është i Chelsea. Ata nuk ishin profesionistë”.

Chelsea, armiku i ri i Paris SG-së...

PSG do të kufizojë çdo mundësi transferimi mes dy skuadrave, duke u përpjekur të negociojë sa më pak me skuadrën londineze. Kjo marrëdhënie nuk ka qenë gjithmonë e tillë, pasi mes dy skuadrave kanë ndodhur transferta si David Luis apo Thiago Silva. Nuk është as hera e pare, që PSG-ja bën një armik në një periudhë transferimi.

Përpara Chelseas, skuadra të tjera tashmë kanë pasur probleme me PSG-në në merkato dhe kanë fituar armiqësinë e tyre. Ai i mëparshmi, Real Madrid, me rastin Mbappe, në të cilin skuadra pariziene nuk iu përgjigj ofertave të dërguara nga bardhezinjtë në verën e vitit 2021, kur u përpoqën të paguanin gati 200 milionë për të marrë francezin, por nuk mori asnjë përgjigje. Që atëherë, marrëdhënia mes PSG-së dhe Real Madridit është prishur.

Marrëdhëniet e mira me skuadrën e Parisit nuk i ka as Barcelona, pasi në verën e vitit 2017 vendosi të shpërblejë klauzolën e Neymar, për ta çuar brazilianin në Paris.  Marrëdhëniet me PSG-në që nga ardhja e Laportës janë përmirësuar, por ende nuk ka negociata mes dy skuadrave.

PSG rikthehet për të fituar një armik të ri, kur vjen puna për të shkuar në tregun e transferimeve: Chelsea. Mund të mos jetë i fundit që sheh historinë sa herë që hapet një periudhë transferimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll