Sport

Neuer, në telashe pas intervistës që mbrojti ish-trajnerin e larguar. Nuk vonon reagimi: "Këto nuk janë vlerat e Bayernit"

“E kuptoj që ai është i prekur, por gjithçka ka një kufi, sepse, kur morëm këtë vendim, e informuam dhe i shpjeguam se do të ishte më e mira për ekipin”,- tha Kahn për ‘Suddeutsche Zeitung’, duke premtuar masa të ashpra disiplinore për portierin.

4 Shkurt 2023, 11:01 Nga DOSJA
Neuer, në telashe pas intervistës që mbrojti ish-trajnerin e

GJERMANI - Probleme për Manuel Neuer. Në një intervistë për ‘The Athletic’, portieri me eksperiencë kritikoi largimin e Toni Tapalovic, trajner i portierëve të bavarezëve që nga viti 2012 dhe këtë të premte ai pati një 'reagim' nga Oliver Kahn, president i dhjetë herë kampionëve gjermanë, i cili kritikoi qëndrimin dhe 'kohën' e intervistës së Neuerit.

“Ajo që Neuer tha në atë intervistë për ish-trajnerin e portierëve, nuk janë të drejta dhe nuk përfaqësojnë vlerat e një klubi si Bayerni. Deklaratat e tij vijnë në një moment të papërshtatshëm, pasi në këtë kohë kemi disa ndeshje të rëndësishme. E kuptoj që ai është i prekur, por gjithçka ka një kufi, sepse, kur morëm këtë vendim, e informuam dhe i shpjeguam se do të ishte më e mira për ekipin”,- tha Kahn për ‘Suddeutsche Zeitung’, duke premtuar masa të ashpra disiplinore për portierin.

“Kam kaluar një situatë të ngjashme në kombëtaren gjermane, në vitin 2004, por objektivat e ekipit ishin për mua gjëja thelbësore. Më e rëndësishme se dëshirat e mia personale, ndaj nuk fola publikisht në atë kohë. Mirëpo tani Neuer ka bërë të kundërtën. Ne do të flasim me të dhe do të veprojmë Brenda klubit”, premtoi Kahn.

“Tashmë isha i dëmtuar (për shkak të dëmtimit të rëndë gjatë skijimit, i cili përfundoi sezonin) dhe më dhanë një goditje tjetër me këtë vendim. Toni nuk punoi për njëmbëdhjetë vjet e gjysmë vetëm me mua, ai ishte pjesë e Bayernit”,- tha Neuer për largimin e trajnerit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Shkurt 2023, 19:39

Chelsea, armiku i ri i Paris SG-së...

FRANCE - Rrëmujë e re dhe armik i ri i PSG-së, pas një afati kalimtar të janarit. Marrëdhënia mes PSG-së dhe Chelseat ...