Sport

Fred zbulon tre rregullat e Erik ten Haag në dhomën e zhveshjes së Manchester United

Një lojtar që ka ndjerë pasojat e moszbatimit të rregullave të Ten Haag këtë sezon është anglezi Marcus Rashford.

4 Shkurt 2023, 10:19 Nga DOSJA
Fred zbulon tre rregullat e Erik ten Haag në dhomën e zhveshjes

ANGLI - Mesfushori i Manchester United, Fred, ka zbuluar tre rregullat e Erik ten Hag që lojtarët duhet të ndjekin, ndërsa trajneri holandez vazhdon të vendosë rendin në Old Trafford.

Mesfushori i Manchester United, Fred ka zbuluar tre rregullat ‘e arta’ të Erik ten Hag që duhet të ndjekin të gjithë lojtarët e tij. Trajneri holandez ka bërë të pamundurën për t'i mbajtur lojtarët e United në rregull, që kur mori drejtimin e klubit vitin e kaluar. Siç dihet tashmë ai ka futur kode të rrepta të veshjes, orare fikse të vakteve, ndalim të celularëve dhe dënime të rënda për çdo shkelës.

Mesfushori brazilian Fred tani ka zbuluar sesi holandezi futi tre rregulla strikte që janë vendosur brenda dhomës së zhveshjes së United. Në një intervistë për ‘The Times’, ai zbuloi se: “Ai ka vendosur rregulla (brenda dhomës së zhveshjes): Mos u vono, mos bëj gjënë e gabuar, gjithmonë bëj atë që mundesh për të ndihmuar partnerin dhe kjo është e rëndësishme”.

Një lojtar që ka ndjerë pasojat e moszbatimit të rregullave të Ten Haag këtë sezon është anglezi  Marcus Rashford. Sulmuesi u la në stol në fitoren e United ndaj Wolves në natën e Vitit të Ri, pasi pranoi se kishte fjetur dhe humbi një takim të ekipit. Edhe pse anglezi hyri në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e vetëm të lojës. Ai nuk ishte në formacionin fillestar.

Një tjetër lojtar për t'u disiplinuar ishte Cristiano Ronaldo, pasi tashmë ish-ylli i United u largua i hutuar, pasi refuzoi të hynte si zëvendësues i vonë në fitoren ndaj Tottenhamit në tetor. Ai u përjashtua për ndeshjen e radhës të United kundër Chelseas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Shkurt 2023, 19:39

Chelsea, armiku i ri i Paris SG-së...

FRANCE - Rrëmujë e re dhe armik i ri i PSG-së, pas një afati kalimtar të janarit. Marrëdhënia mes PSG-së dhe Chelseat ...