Aktualitet

11 kg heroinë në makinë, tentoi të kalonte drogë nga Durrësi në Zvicër, arrestohet 50-vjeçari (VD)

17 Shtator 2019, 07:38 Nga DOSJA
11 kg heroinë në makinë, tentoi të kalonte drogë nga

DURRËS– Një 50-vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit pasi ka tentuar që të kalojë 11 kilogramë heroinë.

Dosja.al mëson se në pranga ka rënë një qytetar nga Kosova, i identifikuar si Agim Sylejmani. Sylejmani, rezulton banues në Zvicër.

50-vjeçari po tentonte të kalonte 11 kg nga Porti i Durrësit në momentin që u pikas nga policia. Ishin qentë antidrogë ata që zbuluan drogën e fshehur në gomën rezervë të automjetit.

Sylejmani është arrestuar por nuk ka pranuar të flasë përpara oficerëve të policisë. Destinacioni i drogës mësohet të ketë qenë Zvicra.

NJOFTIMI I PLOTË:

Port, Durrës

Policia Kufitare parandalon dhe godet rast të tentativës për trafikim të drogave të forta

Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike, e dyshuar Heroinë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A. S. shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres kapet heroine porti i durresit durres kapet heroine porti i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2019, 19:23

TIRANË- Prestigjozia “The Independent” i ka kushtuar një artikull mbylljes së televizionit Agon Channel.Në intervistën e tij për “Indepen...