Politike

Shkarkimi i presidentit Meta, mblidhet nesër Komisioni Hetimor, do kërkojë zgjatjen e hetimeve

17 Shtator 2019, 09:11 Nga DOSJA
Shkarkimi i presidentit Meta, mblidhet nesër Komisioni Hetimor, do

Tiranë- Për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, ditën e nesërme  në orën 11:00 pritet të mblidhet Komisioni Hetimor, ku do të diskutohet për çështjen e Presidentit.

Mësohet se Komisioni i cili do të mbyllej me datë 8 tetor do t’i kërkojë Kuvendit zgjatje të afatit të punimeve, për shkak se në 12 tetor Komisioni i Venecias do të sjellë në Kuvend një raport paraprak mbi kreun e shtetit Ilir Meta.

Një ditë më parë në një raport prej 50 faqesh, presidenti Ilir Meta u shpreh se zhdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit për të mos rrezikuar anëtarësimin në BE, i cili ka qenë një objektiv për të gjithë shqiptarët.

Më datë 9 shtator për më shumë se 2 orë, presidenti, Ilir Meta  raportoi para Komisionit Hetimor të ngritur nga socialistët për shkarkimin e tij, lidhur me dekretin e lëshuar prej tij për anulimin e zgjedhjeve dhe dekretin e dytë për një palë zgjedhje të reja më 13 tetor. Kreu i shtetit u shpreh se vendimi për anulimin e zgjedhjeve, dhe shoqërimi me dekret, është bërë pasi ka pasur informacione sekrete dhe të kualifikuara, se në protestën e 8 qershorit, disa persona do të digjnin godinën e Parlamentit. Për këtë çështje në Tiranë mbërritën edhe anëtarët e Komisonit të Venecias, të cilët deklaruan se konkluzionet për këtë çështje do t’i japin më 11 tetor.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta në komision ps shkarkon metën meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll