Politike

Kafe në Shkodër me Voltanën dhe demokratët, Basha: Platformë për nxjerrjen e vendit nga kriza

17 Shtator 2019, 08:46 Nga DOSJA
Kafe në Shkodër me Voltanën dhe demokratët, Basha:

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim informal me demokratët në qytetin e Shkodrës, teka të gjithë anëtarët e selisë blu të qytetit Verior kanë konsumuar një kafe pranë sheshit “Parrucë”.

Në këtë takim nuk kanë munguar as mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët së bashku me anëtarët e selisë blu kanë bërë një paradë në pedonalen e Shkodrës. Në sy ranë këmishat blu që mbanin veshur demokratët përveç dy ‘rebelëve’, të cilët e kanë shkelur këtë rregull.

Bëhet fjalë për kreun e PD-së në Shkodër, Xhevdet Amulli dhe kreun e FRPD-së, Arvid Bushati, të cilët mbanin veshur këmisha të bardha.

Pasi mbaruan kafe, ku pjesë ishte edhe ish-kryebashkiakja Voltana Ademi, Basha mbajti një deklaratë për mediat ku u shpreh se ka një platformë për nxjerrjen e vendit nga kriza. Basha theksoi se sipas tij në Shkodër është e vështirë pasi aty të kalojnë të fortët me xhama të zinj dhe të armatosur, por që duhen marrë frenat në dorë.

Kreu i selisë blu rikujtoi sërish faktin që kandidatët e dalë nga Partia Socialiste janë me rekorde kriminale. 

“Kandidatët e Ramës janë me rekorde kriminale. Kryebashkiakë të përfshirë në krime, vjedhje dhe në me nga dy emra. Në do të kemi shumë shpejt gati një platformë për nxjerrjen e vendit nga kriza. 

Sigurisht që është e vështirë, sidomos kur përpara të kalojnë të fortët me xhama të zinj dhe të armatosur deri në dhëmbë, por ne do ta nxjerrim vendin nga kriza,”- tha Basha ndër të tjera.

Nuk kanë munguar as batutat në këtë takim jozyrtar. Një prej tyre është momenti kur Lorenc Luka, ish-kryetar i Bashkisë Shkodër e pyet Bashën nëse mund të shkojë edhe ai në kafe.

Dosja.al ka raportuar gjithashtu se kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në një darkë jozyrtare në Ishëm.

Pas kësaj darke në një deklaratë për mediat, Dasahmir Shehi dhe Fatmir Mediu janë shprehur se janë të gatshmë të bëjnë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, pasi nuk duan që ky i fundit t’i fajësojë për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. 

Gjithsesi, ata shtuan se më datë 18 tetor opozita do ët da;ë sërish në rrugë duke iu rikthyer protestave. 

Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorin si datën e zgjehdjeve të ardhshme. Lulzim Basha e njeh këtë dekret por është shprehur se nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se ‘bisha’ mundet vetëm me zgjedhje.

Rama zhvilloi pa opozitën zgjedhjet e 30-qershorit, ku mori 60 bashki nga 61. Këto zgjedhje nuk njihen nga opozita dhe nga Presidenti.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

As Edi Rama dhe qeveria nuk kanë përgjigje për vendin dhe as për Shkodrën. Vendi ndodhet në udhëtim delikat dhe kritik. Ndaj ne si opozitë, PD dhe aleatët, të bashkuar, kemi sot përgjegjësinë që t’i japim shqiptarëve zgjidhjen që e meritojnë. Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe ajo mund të zgjidhet duke e ndarë atë nga krimi. Proces zgjedhor pa garancinë se qytetarët nuk do të dhunohen, pa një transformim të thellë, nuk mund të ketë.

Do të vazhdojmë betejën deri në fund për të çliruar Shqipërinë nga politika e lidhur me krimin. Ky është qëllim që bashkon gjithë shqiptarët e ndershëm. As Rama e as organizata e tij kriminale nuk kanë as përgjigje dhe as zgjidhje për Valdrin Pjetrin, Kajmakun, apo Babanin. Rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë sa më e mundshme dhe e shkurtër.

Kjo situatë e mundimshme ekonomike që është produkt i krizës ekonomike nuk mund të zgjasë dhe triumfi mbi të keqen nuk do të vonojë. Shkodra ka qenë dhe është simbol i pathyeshmërisë para të keqes. Ska zgjidhje nga jashtë. Zgjidhja do të vijë nga brenda. Jashtë kemi pasur miq, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimë apo duke parë nga qielli. Zgjidhet duke marrë në dorë fatet tona.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni opozitar basha ne shkoder kriza politike aksioni opozitar basha ne shkoder kriza politike

Sondazh

Poll