Politike

‘Pastrova vendin nga llotot e Ilir Metës’, Veliaj: S’kam asgjë personale me të, deputeti i LSI-së doli para fadromave

16 Shtator 2019, 19:46 Nga DOSJA
‘Pastrova vendin nga llotot e Ilir Metës’, Veliaj: S’kam

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se nuk ka asgjë personale me presidentin Ilir Meta, por sqaroi se nuk është dakord me të kur bëhet fjalë për pluralizmin dhe shmangien e betejave.

Unë nuk kam asgjë personale, gjërat duhen thënë siç janë. Nëse një kryetar bashkie merr përsipër të pastrojë vendin nga bastet dhe llotot e Ilir Metës, njerëzit e partisë nuk mund të lihen aty. Rasti është kur një deputet ju dilte para fadromave. Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, edhe në konferencën e Pezës nuk vazhdoi siç u tha në konferencë. T’i shmangesh betejave, kjo kërcet. Nuk mund të predikosh për partizanët dhe t’iu hipësh në qafë me deputetë e kioska dhe t’iu dalësh para fadromave. Nuk mund të falësh për pluralizëm, në momentin që i shmangesh garës”, tha Veliaj.

Ndërkohë, pas fjalës së kryebashkiakut ndërhyri analisti Agron Gjekmarkaj, i cili tha se figura e Presidentit duhet respektuar, ndërsa shtoi se e majta është sjellë në mënyrë të padenjë ndaj Konferencës së Pezës, duke bërë shumë propagandë me të. Ndër të tjera, analisti solli në vëmendje edhe sjelljen e zëvendëskryeministrit Erjon Braçë në konferencë, teksa tha se ai ruhej që kamera ta kapte me presidentin Meta, në mënyrë që kur të shkonte në zyrë t’i thoshte kryeministrit Edi Rama se nuk flet me të.

Marrë nga BW

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erjon veliaj ilir meta veliaj sulmon meten erjon veliaj ilir meta veliaj sulmon meten

Sondazh

Poll