Politike

Skandali me faturat e Maznikut, Veliaj: Shkoi për punë, mbase edhe ia kanë paguar

16 Shtator 2019, 20:03 Nga DOSJA
Skandali me faturat e Maznikut, Veliaj: Shkoi për punë, mbase edhe ia

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në “Real Story” ka folur lidhur me skandalin e faturave të dhomës së hotelit të Arbi Maznikut, të paguara nga kompania “Fusha”.

Ndryshe nga çfarë ishte deklaruar disa javë më parë se kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, Veliaj sot e ndryshoi verisonin e dhënë nga Bashkia e Tiranës. 

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se gjithçka ishte thjesht një prononcim por se asgjë nuk ishte e paguar. 

“Kanë shkuar për një film. Kanë shkuar tre aktorë. Kanë shkuar për punë, nëse do të ishte qejf përgjigja ime do të ishte ndryshe. Dhe ka qënë udhëtim pune se ka qënë live. Unë nuk pranoj nga këto gjëra. Ai që të paguan hotelin mund ta bëjë nga zelli apo për të prishur punë. Po flasim për gjëra që nuk i dimë të gjitha. Mbase edhe ia kanë paguar, le ta zbardhi Prokuroria ,“-tha Veliaj.

Përse akuzohet Arbër (Arbjan) Mazniku?

Arbër (Arbjan) Mazniku, ka përfituar një akomodim në Hotel “Alma Barcelonë”, me çmim 1816 euro për dy netë, e përkthyer në 908 euro nata.

Dhurata i është bërë nga biznesmeni i akuzuar nga opozita, mediat dhe opinioni publik, Shkëlqim Fusha, i cili ia ka paguar hotelin Maznikut me kartën e tij personale të kreditit.

Tashmë Prokuroria ka nisur hetimet, të cilat mund të prekin edhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, i cili gjithashtu akuzohet të ketë përfituar “dhurata” nga pronari i Fusha sh.p.k. Kjo pasi në të njëjtën me Maznikun, edhe Veliaj raportohet të ketë qënë në Barcelonë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arbër mazniku erjon veliaj shkelqim fusha paguan hotelin e arber maznikut arbër mazniku erjon veliaj shkelqim fusha paguan hotelin e arber maznikut

Sondazh

Poll