Politike

Gent Cakaj apel qytetarëve: Ja si të denonconi abuzimet në ambasada, ky është aplikacioni

17 Shtator 2019, 06:35 Nga DOSJA
Gent Cakaj apel qytetarëve: Ja si të denonconi abuzimet në

Tiranë-  Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me anë të një postimi në Facebook, ka publikuar një aplikacion, ku sipas tij shqiptarët  jetojnë jashtë vendit që të raportojnë çdo problem që mund të hasin gjatë Shërbimeve Konsullore.

Sipas tij këtë mund ta ketë çdo shqiptar, duke shkarkuar aplikacionin Ambasada Ime.

“Pasi të shkarkoni aplikacionin AmbasadaIme, me nje një klik zgjidhni rubrikën “Raporto“. Pas hapjes së rubrikës, vendosni të dhënat tuaja – emër, mbiemër, email dhe numër kontakti, për të evidentuar rastin në fjalë dhe lehtësuar komunikimin e përbashkët. Pasi të keni bërë zgjedhjen e vendndodhjes dhe shërbimit që keni marrë, në hapësirën “raportimi juaj” paraqisni hollësisht shqetësimet tuaja dhe raportoni drejtpërdrejtë për probleme të çfarëdolloj natyre.” – shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Ministri në Detyrë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo abuzim, problem, apo papërgjegjësi që shfaqet para tyre në komunikimin me përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë.

“Rubrika e re “Raporto” garanton tashmë që shqetësimet tuaja të përcillen drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet drejtuese në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Le të përpiqemi së bashku për një shërbim sa më llogaridhënës, funksional dhe dinjitoz.” – mbyllet postimi i Gent Cakajt.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike apeli i gent cajkaj aplikacioni për abuzimet në ambasada apeli i gent cajkaj aplikacioni për abuzimet në ambasada

Sondazh

Poll