Sport

Detaje të reja për ‘çështjen e Dani Alves’. Shtohen akuzat për ngacmime seksuale, ai ka provokuar edhe mikeshat e viktimës...

Të dy dëshmitarë konfirmojnë se futbollisti brazilian u është afruar edhe atyre me qëllim të dukshëm seksual

3 Shkurt 2023, 18:44 Nga DOSJA
Detaje të reja për ‘çështjen e Dani Alves’.

SPANJE - Gjyqtari që hetonte ish-lojtarin e Barcelonës, Dani Alves, për përdhunimin e dyshuar të një gruaje të re në klubin e natës Sutton në këtë qytet, ka marrë edhe dy dëshmi të tjera për sulm seksual të lojtarit. Mësohet se braziliani ka prekur edhe një nga dy mikeshat që shoqëronin viktimën, pasi të dyja siguruan se edhe ato ishin përqafuar nga futbollisti.

Siç kanë shpjeguar burimet gjyqësore për EFE, dy vajzat që shoqëronin viktimën, një kushëri dhe një shoqe, kanë dëshmuar këtë të premte si dëshmitare para kreut të gjykatës hetuese numër 15 të Barcelonës, ku kanë mbështetur versionin e viktimës.

Të dyja dëshmitaret kanë ratifikuar para gjyqtarit atë që kanë deklaruar tashmë në Mossos d'Esquadra dhe kanë konfirmuar se, përpara se ta çonte viktimën në tualet ku dyshohet se kishte ndodhur sulmi seksual, futbollisti gjithashtu iu ishte afrua atyre me qëllim të dukshëm seksual.

Sipas asaj që i kanë thënë gjyqtarit, futbollisti brazilian i është afruar njërës prej të rejave dhe i ka vënë krahët rreth belit, ndërsa tjetrës është përpjekur për t'i prekur pjesët intime, gjë që, siç kanë saktësuar ato, i ka bërë të ndihen “jo rehat”.

Gjatë deklaratës, gjyqtari hetues i ka kujtuar të resë, që ka pësuar prekje në pjesët intime, se ka mundësi t'i raportojë faktet, të cilat dëshmitarja nuk i ka treguar më parë për të mos minimizuar rëndësinë e sulmit të rëndë seksual, të cilën pësoi shoqja e saj. Dy dëshmitaret kanë vërtetuar gjithashtu versionin e ankueses për atë që ndodhi para dhe pas sulmit të dyshuar seksual në natën e 30 dhjetorit, në një banjë në klubin e natës Sutton në Barcelonë.

Sipas rrëfimeve të dëshmitareve, ato nuk e kishin imagjinuar se ajo derë të çonte në një banjë private, madje mendonin se u jepte akses në një hapësirë ​,​ku mund të pihej duhan. Pas një çerek ore, Dani Alves u largua nga banja private dhe pak çaste më vonë u largua edhe ankuesja, e cila iu drejtua një prej mikeshave të saj duke i thënë "po ikim nga këtu". Tashmë në dalje, kur prisnin xhaketat, ajo shpërtheu në lot duke përsëritur “më lëndoi”.

Ky ishte momenti kur një portier nga klubi i natës iu afrua vajzës së re për ta pyetur se çfarë nuk shkonte, gjë që bëri që ekipi i sigurisë së Sutton të aktivizonte protokollin e tyre kundër sulmeve seksuale , për të cilat ata e çuan viktimën në një dhomë të izoluar dhe thirrën Mossos d' Esquadra.

Në fakt, para gjykatësit kanë dëshmuar këtë të premte, si dëshmitarë edhe portieri që i shërbente të resë, pronari i Sutton, drejtori i dhomës dhe dy kamarierët që shërbenin pijet në dhomën e rezervuar. Dëshmitë kanë mbështetur rrëfimin e viktimës, se kur ajo në prani të stafit të klubit të natës, hezitonte ta denonconte Dani Alves duke përsëritur: "Nuk do të më besojnë".

Nga ana e saj, mbrojtja e futbollistit, e udhëhequr nga avokati Cristóbal Martell , i ka thënë EFE, se "mospërputhjet vazhdojnë". "Unë nuk duhet të zgjatem më shumë me indikacione të shprehura të gjykatës," shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll