Sport

Jurgen Klopp, i befasuar nga shpenzimet e Chelsea: “Nuk e kuptoj si qe e mundur kjo”...

Trajneri i Liverpool ka qenë pa fjalë për shpenzimet e mëdha të dimrit të 'bluve' të Londrës

3 Shkurt 2023, 18:58 Nga DOSJA
Jurgen Klopp, i befasuar nga shpenzimet e Chelsea: “Nuk e kuptoj si qe e

ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, ka shpjeguar se nuk e kupton se si Chelsea ka mundur të shpenzojë kaq shumë në këtë merkato dimërore, ku 'Blutë' investuan më shumë se 350 milionë euro për të nënshkruar me tetë lojtarë.

“Nuk do të them asgjë pa praninë e avokatit tim”,- tha Klopp me shaka në një konferencë për shtyp. "Unë nuk kuptoj asgjë nga kjo punë,"- shtoi ai me një ton më serioz. "Unë nuk e kuptoj më se çfarë mund të bëhet, apo çfarë nuk mund të bëhet. Ato janë numra të mëdhenj dhe lojtarët janë të gjithë shumë të mirë. Nuk e kuptoj se si ka qenë e mundur kjo, por nuk është detyra ime ta shpjegoj,"- tha ai.

Ndërsa Chelsea ka qenë personazhi i madh i merkatos së dimrit, Liverpool ka nënshkruar vetëm me Cody Gakpo për pak më shumë se 50 milionë euro, pavarësisht urgjencës së klubit nga Anfield, i cili është dhjetë pikë prapa pozicioneve fillestare të renditjes së Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll