Sport

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia barazon dhe kualifikohet përmes tensionit, Zguro i Bylisit përplaset me stolin e shkodranëve... (video)

Vllaznia ka barazuar 1-1 me Bylisn, por është kualifikuar në sajë të fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Në çerekfinale shkodranët do të përballlen me Partizanin

3 Shkurt 2023, 15:27 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia barazon dhe kualifikohet përmes

SHKODER - Vllaznia ka siguruar një vend për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi” ajo ka barazuar 1-1 me ballshiotët e Bylisi, por në sajë të fitores 2-0 në ndeshjen e pare kalon më tej në garën për Kupën e Shqipërisë.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në një barazim pa gola. Ndërkohë në pjesën e dytë, fillimisht Kaçorri shënoi në minutën e 74-t për Bylisin, barazoi i riu Alivoda për Vllazninë në minutën e 84-t.

Më shumë se loja në këtë takim, në fundin e pjesës së pare, bëri përshtypje një konfrontim i mbrojtësit të ballshiotëve Vangjel Zguro me stolin e shkodranëve, ku u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.


Në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do të përballet me Partizanin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll