Sport

“Nuk mendoj se do të mungojë”, trajneri i Bayern Munich mosbesues për Mbappé...

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann vë në dyshim mungesën e paralajmëruar të Kylian Mbappe për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League kundër PSG-së më 14 shkurt.

3 Shkurt 2023, 17:42 Nga DOSJA
“Nuk mendoj se do të mungojë”, trajneri i Bayern Munich

GJERMANI - Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann nuk beson se Kylian Mbappé nuk do të jetë me PSG-në për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Champions League në Parc des Princes më 14 shkurt, tha ai të premten. 

“Nuk mendoj se do të mungojë. Nuk e di se çfarë ka, por ajo që thotë në faqen e internetit është e paqartë. Po përgatitem për ndeshjen sikur ai do të luante”, shpjegoi Julian Nagelsmann, i pyetur për ndikimin e mungesës së Kylian Mbappe, pasi përflitet mungesa tij për ndeshjen.

Të mërkurën në mbrëmje, ai u largua nga fusha për shkak të një dëmtimi gjatë ndeshjes së kampionatit francez në Montpellier (3-1). Kylian Mbappé vuan nga një "lezion i kofshës së majtë", sipas njoftimit për shtyp të PSG-së, të botuar të enjten dhe do të mungojë për një periudhë të vlerësuar prej tre javësh. 

"Natyrisht ata mund të luajnë poker,"- shtoi Nagelsmann, i cili njoftoi mungesën e Sadio Mané gjatë kësaj konference për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll