Sport

VIDEO / Sporting-Braga, "sherr" për gjuajtjen e penalltisë, tifozët i vihen kundra!

Topin e mori Pedro Goncalvez për ekzekutim, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Tifozët kërkonin që Ricardo Esgaio të merrte shansin për të tundur rrjetën dhe lojtari iu afrua Goncalvez, por ky i fundit e refuzoi.

3 Shkurt 2023, 12:10 Nga DOSJA
VIDEO / Sporting-Braga, "sherr" për gjuajtjen e penalltisë,

PORTUGALI - Një situatë qesharake dhe e çuditshme ka ndodhur në kampionatin portugez gjatë ndeshjes Sporting-Braga. Sporting e mposhti Bragën 5-0 dhe Pedro Goncalves, futbollisti vendas, u vërshëllye nga tifozët e klubit të tij. Ndeshja ishte në shifrat 4-0 dhe arbitri do të akordonte penallti për Sportingun.

Topin e mori Pedro Goncalvez për ekzekutim, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Tifozët kërkonin që Ricardo Esgaio të merrte shansin për të tundur rrjetën dhe lojtari iu afrua Goncalvez, por ky i fundit e refuzoi. Menjëherë pas kësaj nisën edhe vërshëllimat e tifozëve në stadium që shkuan për lojtarin kryesor të ekipit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll