Sport

Ish-trajneri i Vllaznisë tregon "hallet" e futbollit shqiptarë në Indi: "I gjeja unë ushqim futbollistëve se vonoheshin pagat..."

Kreu i pankinës së Chennaiyin-it ka shtuar se për të është shumë i rëndësishëm krijimi i një marrëdhënieje të fortë midis tij dhe futbollistëve.

3 Shkurt 2023, 12:02 Nga DOSJA
Ish-trajneri i Vllaznisë tregon "hallet" e futbollit

INDI - Thomas Brdariç ka dhënë një intervistë për “DT Next“ në Indi, ku ka kujtuar të shkuarën e tij te Vllaznia. Ish-trajneri i kuqebluve ka treguar periudhën kur në Shqipëri i vonoheshin pagat lojtarëve dhe ai vetë vendoste t’u gjendej pranë për t’i siguruar ushqim, duke i ftuar për dreka e darka në Shkodër. Kreu i pankinës së Chennaiyin-it ka shtuar se për të është shumë i rëndësishëm krijimi i një marrëdhënieje të fortë midis tij dhe futbollistëve.

“Dihet që pagesat në Shqipëri ndonjëherë vonohen. Nuk dua të kritikoj klubin tim të mëparshëm për atë që ndodhi. Në përgjithësi, përpiqem të mbështes të gjithë lojtarët e mi. Unë dua të di se si janë ata… nëse u mungon diçka… nëse kanë nevojë për diçka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll