Aktualitet

E frikshme! Gruaja ndjek me makinë dhe përplas të riun, dalin pamjet si e godet me shkelm

16 Shtator 2019, 20:37 Nga DOSJA
E frikshme! Gruaja ndjek me makinë dhe përplas të riun, dalin

TIRANË- Një aksident absurd ka ndodhur së fundi në kryeqytet. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë. Si të mos mjaftonte, gruaja zbret nga makina dhe e qëllon me shkelma djalin e plagosur.

Janë pikërisht këto pamjet e transmetuara mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin investigativ Stop, në Televizionin Klan.

Bëhet fjalë për një video të mbërritur në redaksinë e emisionit, që siç shprehen drejtuesit e Stop është një çështje që do ta trajtojnë nga dita e nesërme.

Në 067 22 088 88 na ka ardhur një video. Pyetëm si ishte historia dhe ishte e habitshme. Në fakt sot do të shikoni vetëm një pjesë, preludin e saj, sepse detajet e zhvillimit nga nesër e pas do t’i shikoni të gjitha”,tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

Ky i fundit nga studio tregoi se shoferja e ndoqi motoçiklistin për të paktën 200 metra me qëllim që ta përplaste. Pasi e arriti, ajo e aksidentoi me makinë, por nuk u mjaftua me kaq. Gruaja, e cila siç mund të duket në pamje, shfaqet tejet e revoltuar, doli nga automjeti dhe e goditi të plagosurin me shkelm.

Marrë nga Klan Tv

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja aksidenton te riu ne tirane gruaja godet te riun me shkelm tirane gruaja aksidenton te riu ne tirane gruaja godet te riun me shkelm tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2019, 19:23

TIRANË- Prestigjozia “The Independent” i ka kushtuar një artikull mbylljes së televizionit Agon Channel.Në intervistën e tij për “Indepen...