Aktualitet

‘Për të gjitha gojët e liga’, Briseda Shehaj s’i del e keqja për shkarkimin nga Tatimet: Faktet përgjigja më e mirë

17 Shtator 2019, 07:09 Nga DOSJA

Tiranë– Briseda Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, tashmë në një pozicion drejtues në “Ora News”,  ka reaguar për punën e saj në administratën e qeverisë Rama.

Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar në rrjetet e saj sociale një grafik të publikuar nga “Monitor”,  ku shihet puna e tatimeve në vitet që ajo ka drejtuar këtë drejtori dhe sipas saj ka qenë frytdhënëse.

Ajo shkruan se kjo është një përgjigje për gojët e liga dhe përgëzon ekipin që ka drejtuar për punën që ka bërë. “Faktet janë përgjigja më e mirë, për të gjitha gojët e liga. Burimi “Monitor” se do thonë dhe mashtrim pastaj. Dhe sot meriton një super bravo ekipi 2013-2016, ma tmirët prej krejtve”, shkruan Shehaj bashkëngjitur grafikut që ka publikuar.

Mesa duket ish-drejtoreshës nuk i del e keqja për shkarkimin e saj nga kjo drejtori e rëndësishme. Shehaj u shkarkua nga detyra më 23 shtator të 2016 pasi KLSH konstatoi shkelje në punën e saj. Në vend të saj u vendos Vasilika Vjero.

Postimi i Shehajt:

Shkrimi i sotëm në Monitor flet për flluskën e aksionit kundër-informalitetit të ndërmarrë së fundi nga qeveria Rama, pasi duke iu referuar rezultateve,  niveli i të ardhurave të grumbulluara është ende në kuota shumë të ulëta. Sipas Monitor të ardhurat nga TVSH e brendshme ranë me 33% në gusht.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-informalitet reagon briseda shehaj shkarkimi i briseda shehajt aksioni anti-informalitet reagon briseda shehaj shkarkimi i briseda shehajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2019, 19:23

TIRANË- Prestigjozia “The Independent” i ka kushtuar një artikull mbylljes së televizionit Agon Channel.Në intervistën e tij për “Indepen...