Aktualitet

E rëndë në Angli, vritet shqiptari brenda në apartament (Emri+Foto)

16 Shtator 2019, 19:22 Nga DOSJA
E rëndë në Angli, vritet shqiptari brenda në apartament

BRITANI- Një i ri shqiptar është gjetur i plagosur rëndë brenda apartamentit tij në Britani të Madhe.

Menjëherë ai u dërgua në spitalin Royal Sussex County por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.

Viktima është identifikuar si, Serxhio Marku, 21 vjeç dhe policia britanike bën apelin për ndihmë për të zbuluar të kaluarën e tij.

Sipas mediave britanike, në pranga për vrasjen e tij janë vënë dy shtetas italianë, Francesco D’Agostino, 44 vjeç dhe Giuseppe Petriçione, 45 vjeç.

Për policinë britanike janë ende të paqarta motivet e vrasjes së Markut, i cili  nuk ka të afërm në Angli, ndërsa familjarët e tij jetojnë në Shqipëri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet britani serxhio marku vritet shqiptari britani serxhio marku vritet shqiptari

Sondazh

Poll