Aktualitet

Abuzime me aksin Kardhiq Delvinë/ Shtyhet për herë të tretë seanca për Sonila Qaton në GJKKO

Më herët, SPAK mori nën hetim bashkë me Qaton edhe 9 persona të tjerë. Hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln Euro.

3 Shkurt 2023, 11:02 Nga f.g
Abuzime me aksin Kardhiq Delvinë/ Shtyhet për herë të
Sonila Qato

TIRANE-

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendsosi të shtyjë sot për herë të tretë zhvillimin e seancës paraprake ndaj ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato. Shkak për shtyrjen e seancës ishte mungesa e avokatit mbrojtës të njërit prej të pandehurve. Seanca paraprake e radhës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Sonila Qato akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. SPAK e akuzon ish-zyrtaren për disa vepra penale si "shpërdorim detyre", "shkelje e barazisë në tendera", "falsifikim dokumentesh", "korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".

Më herët, SPAK mori nën hetim bashkë me Qaton edhe 9 persona të tjerë. Hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln Euro.

çështja nisi me një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit që zbuloi i pari shkeljet dhe e referoi çështjen në prokurori. Bashkë me Qaton, të pandehur nga SPAK janë marrë Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi./Dosja.al

sonila qato

Sondazh

Poll