Bota

Turqia thërret për shpjegime ambasadorët e 9 vendeve

Konkretisht, Ministria e Jashtme e Turqisë ftoi krerët e misioneve diplomatike të nëntë vendeve që mbyllën konsullatat e tyre dhe dhanë udhëzime udhëtimi, pasi udhëheqja turke i konsideron këto veprime të pajustifikuara.

2 Shkurt 2023, 17:01 Nga k.m.
Turqia thërret për shpjegime ambasadorët e 9 vendeve
Foto ilustruese

TURQI- Ankaraja po kërkon shpjegime nga ambasadorët e nëntë vendeve që vendosën të mbyllin konsullatat e tyre në Stamboll.

Konkretisht, Ministria e Jashtme e Turqisë ftoi krerët e misioneve diplomatike të nëntë vendeve që mbyllën konsullatat e tyre dhe dhanë udhëzime udhëtimi, pasi udhëheqja turke i konsideron këto veprime të pajustifikuara.

Deri më tani, pesë vende, Zvicra, Holanda, Gjermania, Belgjika dhe Britania e Madhe kanë mbyllur konsullatat e tyre në shtetin fqinj, ndërsa tre të tjera u kanë kërkuar qytetarëve të tyre kujdes me udhëtimet në Turqi. 

ministria e jashtme e turqisë turqi

Sondazh

Poll