Bota

Japonia planifikon samitin G7 online në përvjetorin e parë të konfliktit në Ukrainë

Japonia do të presë samitin vjetor të G7 në Hiroshima në maj.

2 Shkurt 2023, 16:17 Nga a.l
Japonia planifikon samitin G7 online në përvjetorin e parë
Japonia

JAPONI- Qeveria e Japonisë synon të mbajë një samit virtual të G7 më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të konfliktit në Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga burime të qeverisë japoneze të raportuara në mediat vendase, sipas të cilave kryeministri japonez Fumio Kishida synon të ftojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të marrë pjesë në takim me videokonferencë. 

Në synimet e Tokios, samiti do të shërbejë për të rikonfirmuar angazhimin e vendeve të G7 për të mbështetur Ukrainën dhe për t'u përballur së bashku me Rusinë. Japonia do të presë samitin vjetor të G7 në Hiroshima në maj./ Dosja.al

samiti g7

Sondazh

Poll