Bota

Tetë të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi në Krime

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe sipas autoriteteve lokale ruse, zjarri ishte rezultat i djegies së një pajisjeje elektrike, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

2 Shkurt 2023, 16:12 Nga I.A
Tetë të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi
Krime

UKRAINË- Të paktën tetë persona humbën jetën në Sevastopol të Krimesë për shkak të zjarrit në disa banesa të përkohshme për punëtorët e ndërtimit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe sipas autoriteteve lokale ruse, zjarri ishte rezultat i djegies së një pajisjeje elektrike, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Punëtorët po ndërtonin autostradën Tavrida, një rrugë e re që lidh Sevastopolin dhe Simferopolin. Ministria e Emergjencave konfirmoi se tetë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Sevastopol është shtëpia e Marinës Ruse në Detin e Zi dhe qeveriset nga Moska. Pavarësisht aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Ukraina ende pretendon gadishullin dhe ka deklaruar synimet për ta rimarrë atë me forcë.

Gadishulli i Krimesë ka një rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike për të dyja palët. Kërkesa e Kremlinit që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë ka qenë një nga kushtet e saj kryesore për t'i dhënë fund luftimeve, ndërsa Ukraina është zotuar të dëbojë rusët nga gadishulli dhe të gjitha territoret e tjera të pushtuara. Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe nisi pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Marrë nga REL

vdesin 8 persona ne krime

Sondazh

Poll