Bota

“Konflikti nisi për pagesën e faturës”, Gjykata e Prizrenit lë në burg pronarin e “Kobra City” dhe 5 të tjerë

Si dhe ka marrë parasysh faktin se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, pasi në të kaluarën kanë vepra penale të natyrës së ndryshme.

2 Shkurt 2023, 15:58 Nga I.A
“Konflikti nisi për pagesën e faturës”, Gjykata e
Dibran Hoxhaj dhe Visar Cengu

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prizren iu ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit Visar Cengu nga Kukësi në Prizren. Masa e paraburgimit për ta do të vazhdojë deri më 3 mars 2023. Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Gjyqtarja e procedurës paraprake, me datë 01.02.2023, ka marrë AKTVENDIM dhe ndaj gjashtë (6) të pandehurve është vazhduar masa e paraburgimit e cila mund të vlejë deri me datë 03.03.2023”, the Lekaj.

Zëdhënësi Lekaj tha se gjyqtarja ka konsideruar se nëse lihen në liri mund të arratisën. Si dhe ka marrë parasysh faktin se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, pasi në të kaluarën kanë vepra penale të natyrës së ndryshme.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit, ngase të pandehurit me qëndrim në liri mund të fshihen apo arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Gjithashtu, duke marrë parasysh mënyra dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se janë kryer veprat, veçanërisht vepra penale e vrasjes së rëndë, duke marrë parasysh faktin se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, pasi janë kryer të veprave penale të natyrës së ndryshme, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka konsideruar se vazhdimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, tha Lekaj.

Dibran Hoxhaj akuzohet për veprat penale vrasje e rëndë; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; dhe manipulim me prova. Ndërsa të dyshuarit A.V., B.M., J.B., K:G., dhe E.A., ; janë të të dyshuar për veprat penale; Manipulim me prova dhe pjesëmarrja në rrahje. Për këtë rast, disa ditë më vonë ishte arrestuar R.S., i dyshuar për pjesëmarrja në rrahje, dhe manipulimi me prova. Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit para një muaji ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura rrjedh dyshimi i bazuar se konflikti që përfundoi me vrasje kishte nisur për pagesën e faturës në lokalin “Kobra City”.

visar cengu dibran hoxhaj

Sondazh

Poll